Home Sporti Djemtë kuqezi...

Djemtë kuqezi dalin me rekord në ankandin e uniformave sportive, 1.8 mln lekë për fanellën e Bajramit

20
0

Përfaqësuesja kuqezi, sukseset e së cilës po na çojnë edhe më pranë realizimit të objektivit që është kualifikimi në finalet e Europianit ”Gjermani 2024”, janë kryefjalë e shtypit.

Gjithçka ka filluar me ndeshjen Poloni-Shqipëri, ndeshja hapëse e këtyre eliminatoreve ku kuqezinjtë u mundën 1-0. Për atë ndeshje fanella më e shitur është ajo e Ylber Ramadanit 474 stërlina, ose 553 euro, ose 58 mijë lekë. Fanellat shiten në versionin normal të lojtarit, por edhe të firmosura nga lojtari, në varësi të kërkesës së blerësit.

Për ndeshjen e Pragës protagonist ishte Nedim Bajrami me supergolin e shënuar që solli edhe barazimin e rezultatit, fanella e tij është edhe ajo që ka marrë çmimin më të lartë në ankand. 1488 stërlina, apo 1737 euro ose në parashqiptare, në 1.8 milion lekë.

Kjo është hera e parë që në këtë edicion që fanellat e kuqezinjëve dalin në një ankand të tillë dhe për momentin janë pikërisht djemtë e këtij brezi që po bëjnë edhe çudinë e rrjetit me kërkesat, për të patur një fanellë pjesë e protagonizmit të këtyre eliminatoreve, që mbeten në një rrugë të mbarë drejt një tjetër faqeje të historisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit