Home ShowBiz Doli vetë nga...

Doli vetë nga shtëpia “Big Brother Vip”, Valbona Mema “zhduk” mesazhin për ndjekësit

1285
0

Valbona Mema, një nga banoret e forta të ”Big Brother Albania Vip 2”, doli në mënyrë të papritur sonte nga shtëpia, si edhe nga loja. Ky vendim erdhi pasi motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj i duhej që Valbonës të dilte nga shtëpia, duke lënë rrugëtimin në mes. Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqësisht rrugetimi im përfundoi këtu. Familja është më e rëndësishme se një lojë. Motra ime ka nevojë për mua, pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një video.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Valbona fshiu atë që kishte shkruar nga llogaria zyrtare. Ky veprim lë pas shumë pikëpyetje mirëpo arsyet mbeten personale të artistes. Mbase Valbona do marrë një moment të dytë për të komunikuar me ndjekësit e saj e për të na treguar më shumë rreth eksperiencës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit