Home ShowBiz Donald Veshaj...

Donald Veshaj thyen heshtjen: I penduar për humbjen që po mundohem ta rifitoj

252
0

Aktori Donald Veshaj ishte padyshim banori më i komentuar dhe që i dha jetë shtëpisë së ”Big Brother Vip Albania”, plot 4 muaj. Brenda mureve të shtëpisë përjetoi çdo emocion. Sot, muaj pas përfundimit të spektaklit, Donaldi zgjedh të reagojë përmes një Instastory, në të cilën mes të tjerash thotë se është i penduar. I penduar për çfarë? Për një humbje, që s’ka lidhje me humbjen e çmimit të madh.

“Gjatë muajve të kaluar kam ndarë para syve tuaj një pjesë të vetes time: kam qeshur, kam qarë, kam fituar diku dhe kam gabuar. Nuk kam folur që nga përfundimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë për të treguar e tregova aty me të mirat dhe të këqija e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty; një humbje të cilën po mundohem ta rifitoj që nga momenti që dola dhe këtu nuk po flas për çmimin e madh”,-shkruan ai dhe me siguri tani po mendoni cilës prej të dyjave Donaldi i referohet si humbje.

Ndoshta paragrafi më poshtë ju qartëson paksa mendimet. “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe aty e kanë merituar dhe kam mbyllur porta që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora (akulli) të shkrihet”,-vazhdon ai duke i kërkuar ndjekësve të respektojnë jetën e privatësinë e tij.

Donaldi ka vendosur një emoji në vend të (B)borës, duket se humbja për të cilën flet i penduar lidhet me emrin e saj. Ç’vjen pas kësaj deklarate me shumë pikëpyetje?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit