Home ShowBiz Donaldi thumb...

Donaldi thumbon banorët e BBV3: Romeo, lojtar i dobët

614
0

Donald Veshaj komenton çdo Prime të ”Big Brother Albania Vip 3” ku diskutohet loja e vëllait të tij binjak, Romeos. Edhe këtë herë, përmes një postimi në Instagram, ai thumboi banorët që e quajtën Romeon “lojtar të dobët”.

“Po këta lojtarët “e fortë” e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Big-u? E vetmja mënyrë që të kapin Romeon është tek unë dhe te marrëdhënia e tij (me Heidin). Këta lojtarët e fortë them unë, se Romeo është lojtar i dobët”, u shpreh Donaldi.

Reagimi i tij vjen pasi Romeo u përfshi në një debat me Julin, i cili e etiketoi si lojtar të dobët dhe edhe njëherë theksoi se Heidi është më e fortë se ai. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Françeska disa javë më parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit