Home Aktualitet Dora e krimit...

Dora e krimit i vrau nënën, djali i Mimoza Pajës: Nuk punonte në atë lokal, shkoi për një kafe. Mediat po shpifin

986
0

Një atentat në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, i mori jetën 58-vjeçares Mimoza Paja. Mes dhimbjes dhe zisë, djali i viktimës, Sajmir Paja ka gjetur forcë dhe ka vendosur të flasë dhe të tregojë të vërtetën. Ai tregon se Mimoza nuk ka qenë në orar pune te lokali në ”Don Bosko”, por kishte shkuar për të marrë një kafe, pasi nuk donte që të rrinte në shtëpi.

“Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar”, rrëfehet ai.

Ajo që e ka lënduar shumë janë edhe informacionet në media se e motra e kishte braktisur 10-vjeçaren dhe e kishte lënë te gjyshja, apo edhe lajmi se kishin 6 muaj pa paguar qiranë.

Edhe pronari i shtëpisë ku Mimoza Paja qëndronte me qira tregon se viktima ishte shumë korrekte me pagesën. “Na rrinte shumë korrekt për punën e qirasë. Këto që thonë se ka kohë pa paguar qiranë është gënjeshtër”, ka treguar pronari i qirasë.

Lokali ku punonte nëna e tij, ishte në pronësi të Fatjon Muratit, një person me rekorde kriminale, por djali i Mimoza Pajës thotë se kishte informacion, përveç faktit që ishin komshinj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit