Home Aktualitet Dorëzoi dosje...

Dorëzoi dosjen në SPAK për Ahmetajn, deputetja Tabaku kritika kolegëve: Bashkuan votat me Ramën për ta mbrojtur

41
0

Me kërkesë të opozitës (PD-së), para një viti u ngrit Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve. Në krye të komisionit u vendos deputetja Jorida Tabaku. Në Komision u thirrën disa funksionarë, mes të cilëve dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, që sot po përballet me akuzat e SPAK-ut. E ftuar sot në “Top Story”, Tabaku thotë se në dosjen SPAK është një nga paditë që opozita bëri atëherë.

“Diskutimi për çështjen e inceneratorëve ka nisur në 2017. Pas një interpelance dhe debateve, u ngrit me shumë zhurmë Komisioni Hetimor në shtator 2021. Është një nga paditë që ne kemi në SPAK, ajo që sot ndodhet në dosje, si u firmos dhe si ishte ndikimi i Ahmetajt te inceneratorët. Nisi jo ligjërisht një procedurë kur nuk ishte nevojë. I dha bonus dy personave që nuk kishin njohuri me këtë proces, Zotos dhe Mërtirit. Është i pari që akuzohet për inceneratorin e Tiranës”,-tha deputetja.

E ashpër është treguar edhe me kolegët e saj, deputetët e grupit të “Rithemelimit”, që ashtu si mazhoranca, votuan kundër raportit që prodhoi Komisioni Hetimor. “Nuk e ka votuar e gjithë opozita raportin e Komisionit Hetimor dhe më vjen keq. Të bëhesh palë me Ramën kur Ahmetaj ka bërë këto gjëra”,-tha Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit