Home Aktualitet Dosja e Ahmet...

Dosja e Ahmetajt, analisti Hila: Mazhoranca fitoi kohë për të llogaritur kostot nga kjo ngjarje

22
0

Analisti Dritan Hila, thotë se mazhoranca ka fituar kohë me shtyrjen e seancës jo për fshehjen e provave nga Arben Ahmetaj, i cili sipas tij ka pasur kohë të mjaftueshme në muajt e kaluar, por që të llogarisin koston nga kjo ngjarje.

”Nëse bëhet fjalë për të fshehur provat, Ahmetaj ka pasur mjaftueshëm kohë. Ka 6 muaj që del në ambientet publike që kky do jetë personazh i radhës në SPAK. Nuk ka pasur ujëra të mira mes Ahmetajt dhe Ramës.

Ahmetaj nuk ka cilat prova prish sepse është jashtë. Çfarë ka pasur, e ka mbaruar këtë punë. I kanë mbetur vetëm pronat që dyshohen të paligjshme.

Mendoj se Ahmetaj ka shpëtuar kokën e tij. Mazhoranca nuk do të marrë përsipër kostot e Ahmetajt nga ana tjetër. Nuk ka pasur negociata, nuk ka shkuar Rama duke i thënë hajde se do e rregullojmë këtë punë. Kanë pasur gjithë kohën e nevojshme për negociata. Shtyrja e mazhorancës ka qenë vetëm që të llogarisin koston nga kjo ngjarje”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit