Home Aktualitet Dosja ”...

Dosja ”McGonigal”, deputetja Açka: Rama një burrec shteti, të japë dorëheqjen e të hetohet

151
0

Pas ”Big Brother”, dosja ”McGonigal” ka mbërthyer politikën. Deputetja demokrate Flutura Açka i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të dalë dhe të tregojë të vërtetën e tij, nëse është ashtu siç thotë, i pastër për çështjen ”McGonigal”.

Për të me mungesën në Kuvend, Rama po kërkon të fitojë kohë pasi as “vetë ai nuk e di se sa larg mund të ketë shkuar “miku i tij,” ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal.

“Kam përshtypjen se Rama po merr kohë. Kërkon kohë sepse ndoshta edhe ai vetë është mbase i çorientuar. Nuk e di se deri në çfarë pike ka shkuar miku i tij. E gjen veten më komod në një ekran në skype, se fjala nxjerr fjalën, po të ishte në Parlament”,-tha në A2cnn”.

Deputetja Açka nënvizon se Rama duhet të japë dorëheqjen, të zhvishet nga çdo imunitet dhe të lejojë drejtësinë shqiptare dhe amerikane që ta hetojnë.

”Unë të isha si Rama jepja dorëheqjen, me nder dhe u thoja organeve të drejtësisë, më hetoni. Edi Rama është një burrec shteti. Të zhvishet nga imuniteti para drejtësisë amerikane dhe asaj shqiptare”,-tha më tej deputetja e PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit