Home Sporti Dramatike, Fl...

Dramatike, Flamurtari humb finalen me Tërbunin dhe bie në Kategorinë e Dytë

8
0

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, do të luajë në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët u mposhtën në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë.

Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë.

Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj. Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten në të Dytën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit