Home ShowBiz ”Dreams...

”Dreams do come true”, Alketa Vejsiu tejkalon kufijtë dhe del në kopertinën e revistës Forbes

282
0

Me punë, punë dhe veç punë, synimet arrihen dhe ëndrrat bëhen realitet. Këtë e ka treguar së fundmi moderatorja shumë e dashur nga publiku Alketa Vejsiu, e cila ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se ka dalë në kopertinën e revistës “Forbes” në Britaninë e Madhe.

Moderatorja dhe sipërmarrësja shprehet shumë e lumtur në një postim në Instagram, që iu kushtua një artikull në këtë revistë, si shqiptare më shumë sesa si Alketa Vejsiu.

Shprehjet e saj pasqyrojnë ndjenjën e një ëndrre që bëhet realitet. Ajo shton se, edhe pse Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, aspiratat dhe vizionet e saj dhe të bashkëatdhetarëve janë gjithmonë të mëdha. Alketa nuk hezitoi të theksojë se ndjenjën e të qenit “një qytetare e botës” dhe se me krenari ka treguar gjithmonë pasaportën shqiptare.

Pozimi i Alketës për “Forbes” jo vetëm që shërben si një simbol i suksesit të saj personal, por edhe si një rrugë që hapet për të tjerët, duke u dhënë shpresë dhe motivim për të ndjekur ëndrrat dhe për t’u bërë zë i dëgjuar në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit