Home Aktualitet Drogë, dhunë ...

Drogë, dhunë dhe të dehur në timon, pesë të arrestuar në Tiranë

33
0

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. I., 31 vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. I., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së tyre. Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën disa armë të ftohta (thika) që i posedonte 22-vjeçari, i cili gjatë shoqërimit në komisariarit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– G. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. N. dhe më pas me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja K. N. dhe dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin e saj;

– Xh. M., 27 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit