Home ShowBiz Dua Lipa rikt...

Dua Lipa rikthehet me këngën e re “Houdini”

47
0

Dua Lipa u rikthye pas disa kohësh me me këngë të re.

“Houdini” vjen pas “Dance the night”, kolonës zanore të filmit “Barbie” të Greta Gerwig.

Për këngën Dua ka bashkëpunuar me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr. Klipi i këngës është mjaft tërheqës, në të cilin ajo shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me balerinë, teksa vihet re edhe ndryshimi i saj me flokë të kuqe.

Këngëtarja është kujdesur që të vë në pah linjat e saj atraktive trupore gjatë koreografisë, duke marrë kështu simpatinë e shumë shikuesve.

Albumi i fundit i artistes mbetet “Future Nostalgia”, që u publikua në vitin 2020, i cili po ashtu fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë pop’ në 2021. Lipa po ashtu do të luajë në filmin e ri të Matthew Vaughn të titulluar “Argylle”. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle.

Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill. Argylle është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway. Një datë zyrtare e publikimit nuk është konfirmuar. Sipas THR, filmi do të ndjekë spiunin më të madh në botë ndërsa ai udhëton nëpër botë dhe do të jetë filmi i parë i një ekskluziviteti në vazhdim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit