Home ShowBiz Dua Lipa, tur...

Dua Lipa, turne gjatë vitit të ardhshëm

61
0

Artistja do të performojë në stadiume të mëdha, ekipi i saj po punon për koncertet e verës.

Dua Lipa po kalon një vit të suksesshëm pasi u nominua për dy çmime Grammy, përfshirë atë të këngës se vitit për hitin që shërbeu edhe si kolonë zanore e filmit Barbie ‘Dance The Night’.

Mesa duket këngëtarja nuk do të ndalet me sukseset e saj pasi planifikon të realizojë edhe një turne gjatë vitit të ardhshëm. Ekipi i saj po punon për të publikuar datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.

“Dua do të jetë kudo në vitin 2024 ”, thotë një burim për gazetën britanike The Sun.

Mediat britanike thonë se përveç planeve për vitin 2024 pritet që ky vit të mbyllet edhe me disa projekte të reja që pritet të publikohen para fundvitit.

Gjatë turneut Future Nostalgia në vitin 2022 u realizuan 12 koncerte nëpër stadiumet e Mbretërisë së Bashkuar dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Përveç suksesit në muzikë, Dua po shijon edhe lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin Romain Gavras.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit