Home Sporti Duelet me Tot...

Duelet me Tottenhamin dhe United, trajneri i Southampton ka lajme pozitive për dëmtimin e Brojës

67
0

Armando Broja mbylli ndeshjen ndaj Conventry-t në FA Cup me një dëmtim në gju, që trembi jo pak trajnerin e Southampton, Ralpf Hasenhuttl, megjithatë vetë ky i fundit ka dhënë lajme mjaft pozitive në konferencën për shtyp në prag të transfertës londineze ndaj Tottenham.

Broja nuk është stërvitur për dy ditë radhazi, gjendja e tij duket e mirë dhe me shumë gjasa do të jetë në dispozicion për të luajtur ndaj Tottenhgamit të mërkurën në mbrëmje.

“Për fat të mirë dëmtimi i Brojës nuk duket shumë shqetësues. Nuk është stërvitur as të dielën dhe as të hënën, por kemi shpresa që sot mund të bashkohet me grupin dhe nëse kjo ndodh, atëherë mund të luajë nesër ndaj Tottenham”, u shpreh trajneri Hasenhuttl.

Southamptonin e presin dy transferta të vështira ndaj Tottenhamit dhe United në harkun e pak ditëve që do të jenë jo pak përcaktues për sezonin e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit