Home Sporti Duhet të pagu...

Duhet të paguajë 100 euro për të rinovuar, kontrata e veçantë që i vendosi Tare te Lazio japonezit Kamada

199
0

Te Lazio së fundmi po bëjnë tratativa për të bindur që të rinovojë futbollisti Kamada, i cili ka kontratë 1-vjeçare dhe nga qershori është lojtar i lirë.

Pas afrimit të Tudor në krye të ekipit, Kamada ka pasur gjithnjë e më shumë hapësira, pasi më parë ka vuajtur mungesën e hapësirave me Sarrin. Diçka që në fakt u evidentua edhe nga Igli Tare në një intervistë që ka dhënë pas largimit. Kamada sipas tij ka luajtur jashtë pozicionit.

Në orët e fundit është zbuluar dhe një klauzolë interesante që i ka vendosur Tare. “Kamada në fakt do të mund të zgjasë kontratën deri në vitin 2027, por duhet t’i paguajë Lazios 100 euro”.

Sigurisht që nuk është një shifër e lart për lojtarë të nivelit të tij. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ish-lojtarit të Frabkfurtit, që mund të sakrifikojë një drekë për të mbetur bardhekaltër. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit