Home Aktualitet Duka: Grupimi...

Duka: Grupimi më i madh është ai i Berishës, ti bashkohet edhe Basha. Të bëhen dy formacione politike

29
0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke folur për aksionin opozitar dhe bashkimin e deputetëve të grupimit Bardhi-Berisha, thotë se opozita duhet të rakordojë veprimet e saj. Për të grupimit duhet ti bashkohet edhe Lulzim Basha. Sipas Dukës, duhet të bëhen dy formacione politike, që të bëhen më pas bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

”Ne jemi shumë shpejt që të bëjmë aleancë për 2025. Ajo është që kemi në qendër të vëmendjes është ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nëse ndryshon Kodi Zgjedhor çdo parti politike mund të ndryshojë. Duke shkuar tek Rithemelimi i japim jetë Berishës. Ne edhe votimet në Kuvend i kemi kaotike, por duke u bashkuar rakordojmë veprimet tona.

Po të vinte edhe Basha do të ishte shumë më mirë sipas meje, por kanë atë ndarjen që Berisha-Basha nuk bashkohet. Duket sikur ne tjetër jemi në tym. Pjesën opozitare të parlamentit nuk e përbën Berisha, Basha dhe Aliebaj.

Basha e Berisha janë gabim që nuk rakordojnë veprimet bashkë. Grupimi më i madh që ka vota është ai i Berishës. Të bëhen dy formacion politike, dhe të bëhen bashkë në zgjedhjet parlamentare në 2025”,-tha Duka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit