Home Sporti Duka: Jam mil...

Duka: Jam milanist, do të doja që Broja të shkonte te ta

39
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, gjatë një interviste të dhënë për “Tuttomercatoweb” përpara sfidës Shqipëri-Itali, ka dhënë një koment për disa lojtarët më premtues të kombëtares sonë.

“Asllani dhe Kumbulla nuk po luajnë? Është shumë e vërtetë. Nuk e di nëse stoli është rruga e duhur për ta. Për mendimin tim është më mirë që ata të shkojnë në klube ku mund të luajnë 90 minuta. Ata duhet të luajnë, kanë nevojë të aktivizohen.

Broja? Ai ishte shumë mirë kur luante te Southampton sepse ishte gjithnjë titullar dhe aty emri i tij shkëlqeu dhe u rrit shumë. Tani te Chelsea luan 15-20 minuta e nuk është mirë kështu. A do të ishte mirë të luante në Itali? Të jem i sinqertë do të doja shumë, do më pëlqente ta shikoja të luante te Milan, pasi unë jam një tifoz milanist”, deklaroi Duka.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit