Home Aktualitet Dule: Në Hima...

Dule: Në Himarë pritet të emërohet kryetari i ri i bashkisë

310
0

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka deklaruar se Gjergji Goro ka dhënë dorëheqjen nga Bashkia Himarë.

Në një intervistë për median greke “SKAI”, Dule tha se Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës.

Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit