Home Aktualitet Duma: PD gati...

Duma: PD gati të hyjë në zgjedhjet vendore, paçka krizës së brendshme

119
0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se opozita ka paguar kosto për sjelljen radikale gjatë mandatit të kaluar me lënien e mandatëve dhe mos marrjen pjesë në zgjedhjet e fundit lokale.

”Ne vijmë me të gjithë përgjegjësitë që kemi rrugëtuar deri këtu. Si e tillë nuk mund të them ishte e mirë apo e keqe. Ishte me kosto, por ishin kushtëzime të një rrethane që vinte nga një tjetër rrethanë”, deklaroi ajo në ”Euronews Albania”. Po ashtu Duma thekson se PD-ja është e gatshme për zgjedhje të pjesëshme lokale pavarësisht krizës së brendshme që po kalon.

E pyetur nëse i druhet faktit që kryeministri Rama do të tentojë të përdorë pushtetin për të fituar, Duma tha se ata nuk presin që të reflektojë, por do t’ia heqin këtë mundësi nga dora.

”Nuk ka shanse Rama që të mos e përsërisë. nëse do të shkonim me logjikë prit se Rama do të reflektojë do të ishte e paimagjinueshme për ne. Ne nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët strategjikë do të arrijmë që të rrisim ndëshkueshmërinë e para të krimit dhe parave shtetërore”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit