Home Sporti Marcus Thuram...

Marcus Thuram: Duhet të vija që dy vite më parë tek Interi, ja pse nuk ndodhi

39
0

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për DAZN duke prekur shumë tema të për sezonin e parë që po kalon me fanellën zikaltër, ku në fakt e ka gjetur vetën mjaft mirë.

“Qershorin e kaluar zgjodha Interin për shkak të një ndjenje që kisha brenda vetes. Dy vite më parë më duhej të vija këtu, por u dëmtova.

Më lëndoi tmerrësisht kjo, sepse e kisha imagjinuar tashmë ta vishja fanellën e Interit dhe të luaja në ‘San Siro’. Edhe dy vite më vonë ajo ndjenjë më mbeti, ndaj doja të vija këtu pa hezitim. I pari që më shkroi kur mbërrita ishte Dimarco. Ai më priti dhe më tha se më priste prej dy vitesh.

Kur mbyll sytë dhe mendoj për derbin, më vjen në kokë momenti kur hymë në fushë dhe dy koreografitë. Ishte diçka e veçantë. Goli në derbi? Mbaj mend që erdhi nga një rifillim i aksionit.

Lautaro e dërgoi topin te Dumfries, i cili e nisi pastaj për mua. Pashë që Thiaë nuk më markoi menjëherë, çka do të thotë se kisha kohë të manovroja. Kisha kohë të gjuaja, e bëra këtë dhe shënova fatmirësisht”, deklaroi Thuram.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit