Home Aktualitet Dvorani i për...

Dvorani i përgjigjet Presidentit Meta: Gjyqi nuk zhvillohet në konferenca shtypi, por në gjykatë

472
0

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për pushimin e padisë së ngritur ndaj tij nga Presidenti Ilir Meta. Ai është shprehur për mediat se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe ka respektuar vendimin e dalë nga gjykata.

“Nuk mendoj që më shkon mua të bëj interpretime të mia. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion, thjesht ushtroj detyrën. Të jesh gjyqtar është përtej realitetit të kem përplasje me institucionet. Unë zbatoj vetëm ligjin, nuk kam përplasje me askënd. Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij, nuk jam askush ta paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përket një epoke të kaluar. Çështjet nuk bëhen nëpër media, përtej gjithë respektit, por vendosen në gjykatë”, tha Dvorani.

Për këshilltarin ligjor të Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, vendimi i dhënë është i padrejtë. Ai tha se do e ankimojnë këtë vendim dhe do të ndjekin të gjitha hapat që ia lejon ligji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit