Home Sporti Dy ish lojtar...

Dy ish lojtarë të Juventusit: Ronaldo nuk duhet të largohej në atë mënyrë!

17
0

Alessio Tacchinardi, një ish-futbollist i Juventusit, kritikoi ashpër lamtumirën e Cristiano Ronaldos nga bardhezinjtë për gazetën Tuttosport.

“Ai duhet të largohej ndryshe, të mos ikte me avionin e tij privat ndërsa Allegri ishte duke folur për ndeshjen kundër Empolit. Duhet të kishte pritur një konferencë për shtyp për t’i thënë lamtumirë tifozëve. Bardhezinjtë e donin dhe meritonin një lamtumirë ndryshe. Ai vendosi në vështirësi Juventusin dhe strategjinë në merkato. Nuk mund të zëvendësohet një makineri golash në aq pak kohë”, tha Tacchinardi.

Ish-lojtari tjetër i bardhezinjve, Sergio Brio iu shtua kritikëve.

“Juve meriton më shumë respekt. Nuk prisja që Cristiano ta linte Juven në atë mënyrë. Nuk ishte diçka e mirë. Për fat të mirë Cristiano është ende një lojtar i madh, por lamtumira mund të ishte dhënë në një mënyrë tjetër dhe me fjalë të tjera. … “, deklaroi Brio. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit