Home Editorial Dy ish-minist...

Dy ish-ministra të PS arrestohen, priten arrestime djathtas

2105
0

Dy ish-ministra të PS arrestohen, priten arrestime djathtas

Nga Daniel Muçaku-

Ndodhi sikurse e kishte parashikuar ambasada amerikane në Tiranë e cila ka qenë përherë e vendosur se duhen arrestuar peshqit e mëdhenjë në Shqipëri, si majtas ashtu edhe djathtas. SPAK-u dhe gjykatat e posaçme kundër korrupsionit të zyrtërave të lartë u krijuan me insistimin dhe financimin e SHBA dhe Bashkimit Europian.

Kush kishte dyshime se nuk do të vinte kjo ditë që dy ish-ministra të qeverisë Rama të arrestohen dhe dërgohen në burg, tashmë ka humbur bastin duke filluar nga sot kur gjykata e posacme e apelit kundër korrupsionit dënoi me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri.

Arrestimi i ish-ministrit u bë në sallën e gjyqit dhe u dërgua me pranga në duar direkt e në qelitë e burgut.

Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar pak minuta pas dënimit me 3.4 vite burg duke e cilësuar këtë vendim të padrejtë. Ish-ministri shkruan se nuk e priste të shkonte kështu, ndërsa falenderon këdo që e mbështeti gjatë kësaj periudhe të gjatë.

Ja reagimi i Saimir Tahirit

“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.

Eshte thjeshte PADREJTESI!”- shkroi Tahiri disa minuta pas vendimit të gjykatës.

Ky është dënimi në nivelin më të lartë të politikës, ku sic dihet Sajmir Tahiri ka qenë ministër i brendshëm i PS-së dhe quhej si ministri më i suksesshëm i mazhorancës. Pak muaj më parë u arrestua edhe një ish-ministër për korrupsionin e inceneratorëve, Lefter Koka. Edhe ky minister në qeverinë e Edi Ramës dhe që në zgjedhjet e fundit iku nga LSI duke u strehuar në selinë e PS. Por prokuroria nuk hezitoi në vendosjen e prangave ndaj tij.

Sic shikohet ky vit ka filluar vrullshëm me arrestime VIP dhe nuk do të ndalojë duke e ngjitur stekën edhe më lart se sa ish-ministri Tahiri.

Informacione të besueshme tregojnë se brenda kësaj pranvere do të kemi arrestime edhe nga radhët e Opozitës, ku dosjet nuk mungojnë në SPAK, që po heton vrullshëm për tre ish-ministra dhe një ish-kryeministër.

Reforma në Drejtësi po jep rezultatet e para të cilat ishin premtuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Këto arrestime si dhe ato që do të vijnë në muajt e tjerë do të krijojnë drejtësi dhe do të bëjnë që askush të mos guxojë të shpërdorjë detyrën apo të firmos për korrupsion.

Ndryshe pëson fatin e dy ish-ministrave dhe atyre që do ta arrestohen gjatëve javëve në vazhdim.

Duhet theksuar se ndaj gjykatës së sotme e cila dënoi me burg ish-ministrin e brendshëm ka patur presione të egra nga mazhoranca e PS-së, por ishin partnerët ndërkombëtarë që mbeshtetën gjykatën për dhënien e vendimeve bazuar në fakte.

Nga sot le të guxojnë zyrtarët e shtetit të prekin paratë e buxhetit apo të përfitojnë nga krimi, pasi fati i Sajmir Tahirit i pret, që do të thotë, burgu ka vende të rezervuara edhe për ata.

Peshqit e mëdhënjë po futen në rrjetë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit