Home Sporti Dy persona të...

Dy persona të maskuar vjedhin në hotelin me 5 yje ku po qëndron Messi

102
0

Dy hajdutë të maskuar kanë vjedhur me mijëra paund në hotelin me 5 yje ku po qëndron Lionel Messi në Paris. Ata u futën përmes një dritare ballkonit, një kat mbi suitën e argjentinasit, i cili në fakt paguan 17 mijë paund vetëm për një natë në suitë.

Mendohet se familja e Messit po qëndron në katër dhoma të hotelit “Le Royal Monceau”. Hajdutët u futën në ballokonin e katit të gjashtë, teksa pre e vjedhjes ra një femër, që punonte si këshilltare financiare në Dubai. Asaj i mungonte një gjerdan me vlerë 3 mijë paund, vathë me vlerë 500 paund dhe 2000 paund Cash.

“Të paguash një pasuri për një vend të zbukuruar dhe të sigurt dhe të kesh dikë të ecë në dhomën tënde është shumë shqetësuese. Policia na tha se panë dy burra me një çantë në çati në kamerat CCTV por ata nuk mund t’i identifikonin”, u shpreh gruaja që ra pre e vjedhjes. /R.Lika-Koha Jone/

Mendohet se katër dhoma u goditën në Le Royal Monceau në Paris, javë pasi ylli i ri i PSG -së u bëri shenjë fansave nga ballkoni i tij.

Thieves got in via an unlocked balcony door, one floor above superstar Messi’s £17,000-a-night suite.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit