Home Aktualitet Dyndje për ab...

Dyndje për abonetë, reagon Bashkia e Tiranës: Kioskat do jenë të hapura

63
0

Në pikat e aboneve të transportit publik ka patur dyndje të qytetarëve për t’u pajisur me abone mujore. Bashkia e Tiranës thotë se aboneja e studentit ka një procedurë specifike verifikimi, çka mund të ndikojë në shtimin e kohës së pritjes.

“Ka një procedurë të caktuar sepse siç e dini abonetë për studentët janë falas. Ku me kartën e studentit, studenti shkon në një pikë të caktuar, bën verifikimin pastaj bëhet pajisja. Kjo zgjat pak më tepër se normalisht, por janë procedura të nevojshme për të bërë të mundur shpërndarjen ashtu siç duhet të gjithë këtij sistemi”.

Bashkia Tiranë nënvizon se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të gjitha kioskat e shitjes do të punojnë me orare të zgjatura. Në total çdo muaj hidhen në treg rreth 50 mijë abone të përgjithshme dhe mbi 20 mijë abone studenti sipas Bashkisë së kryeqytetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit