Home Sporti Dzeko para de...

Dzeko para derbit ndaj Juves: Kush humbet e vështirë të rikuperojë, Interi të falënderojë Lukakun!

48
0

Edin Dzeko është një nga futbollistët më të shumëpritur për derbin Inter-Juventus. Sulmuesi boshnjak e ka nisur mjaft mirë aventurën me zikaltërit, duke qenë protagonist me gola dhe asist. Sfida e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të ketë Chiellini.

“Ndaj tij është e vështirë, të sulmon gjithmonë, ndonjëherë dhe më shumë se sa duhet. Të dielën mund të jem i kënaqur edhe fa fituar, mjafton që të fitojmë.

Kyçi për të marrë 3 pikët? Duhet të tregojmë se jemi kampionët e Italisë, nëse të gjithë japim një kontribut dhe të mendojmë si skuadër, fitorja është e mundur. Duhet të neutralizojmë gjërat e tyre më të mira, kundërsulmin. Kampionati nuk fitohet në tetor apo nëntor, por janë në lojë pikë të rëndësishme. Do të jetë e vështirë për të rikuperuar kush humbet.

Lukaku? Interi duhet t’i thotë faleminderit pasi ai dhe Conte i dhanë një titull, por më pas bënë zgjedhjen e tyre. Unë shoh përpara, ngjaj me të vetëm nga numri i fanellës”, u shpreh sulmuesi boshnjak. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit