Home Sporti E BUJSHME/ Ch...

E BUJSHME/ Chelsea bën gati rinovimin me Brojën, Tuchel e do në skuadër!

8
0

Chelsea është gati që të hapë negociatat me Armando Brojën për t’i rinovuar kontratën. Trajneri Thomas Tuchel sipas “Sky Sports” dhe “Daily Mail” është gati që ta përfshijë sulmuesin e Kombëtares sonë në skuadrën për sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari shënoi 11 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit të tij të parë në huazim me Vitesse. Bomberi ndihmoi ekipin për të arritur në vendin e katërt në Eredivisie.

Olivier Giroud ka vendosur të largohet pasi i përfundoi kontrata dhe Tammy Abraham nuk gëzon besimin e trajnerit gjerman, i cili e ka aktivizuar shumë pak gjatë këtyre muajve, ndaj gjasat janë që të shitet gjatë merkatos së verës. Në këto kushte Chelsea po kërkon për zgjidhjen brenda shtëpisë, pasi ka pronësinë e kartonit të Armando Brojës, i cili është rritur pikërisht te moshat e klubit londinez dhe ka kontratë me ta deri në verën e ardhshme.

Aktualisht Broja është i grumbulluar me Shqipërinë U21 për ndeshjen me Andorrën dhe më pas do t’i bashkohet Shqipërisë së Rejës për miqësoren ndaj Republikës Çeke, teksa pas këtyre angazhimeve pritet të fluturojë drejt Londrës. 19-vjeçar pritet të takohet me drejtuesit e Chelsea-t, që janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, për të blinduar sulmuesin shqiptar për të paktën 4 sezonet e ardhshme. Chelsea kërkon edhe një mes Kane ose Lukakut gjatë verës, por kjo nuk do të ndikojë shumë në të ardhmen e Brojës.  /Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit