Home Euro 2020 Italianët aku...

Italianët akuzojnë për komplot në “Euro 2020”. Eshtë i përfshirë Boris Johnson dhe UEFA që Kupa ti shkojë anglezëve

28
0

Gazeta sportive më e madhe në Itali “Gazzetta Dello Sport” ke hedhur teori konspiracioni për penalltinë e diskutueshme të fituar nga Sterling dhe që solli kualifikimin e Anglisë për në finale.

Sipas tyre “Tre Luanëve”  është dhënë një ndihmë në këmbim të kundërshtimit të zëshëm të Boris Johnson ndaj projektit të Superligës Evropiane.

Në një editorial të korrespodentit Stefano Boldrini jepet një arsyetim logjik.“Në një turne Evropiani të organizuar për të rregulluar Anglinë, nuk është për t’u habitur që ishte një penallti shumë bujare që çoi skuadrën e Southgate drejt finales së tyre të parë pas 55 vitesh.

Një turp i tillë nuk duhet të kishte të ndodhur, pasi Anglia nuk ka nevojë për ndihmë, por ajo që ndodhi këtë muaj, kur UEFA injoroi thirrjet e dy shteteve (Gjermania, Italia) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të jep këtë ndjesi për atmosferën.

Për Anglinë ka qenë një turne në shtëpi, por ata ishin në një ndeshje në Itali dhe ishin të shqetësuar. Roberto Mancini duhet të ketë parasysh këto dy gjëra: qëndrueshmërinë e kundërshtarëve dhe erën politike që fryn. Boris Johnson hyri në histori si njeriu që shpëtoi futbollin evropian. Një shpagim do të ishte logjik. Mund të jemi duke thënë ndoshta mendim të këqija, por është më mirë se të jesh budalla”, shkruan Boldrini. /Rozalb Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit