Home Sporti E BUJSHME/ Kl...

E BUJSHME/ Klubi i Premier League kërkon të “rrëmbejë” Strakoshën në janar

160
0

Thomas Strakosha që nga janari mund ta shohim në Premier League. Tabloidi britanik “The Sun”, që raporton se gardiani 26-vjeçar shqiptar nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazion dhe po përgatitet për t’u larguar me parametra zero në fund të sezonit.

Megjithatë largimi nga kryeqyteti i Romës mund të vijë që në janar, pasi klubi i Neëcastle është vënë në lëvizje dhe ka treguar gatishmërinë për të paguar edhe një shifër simbolike në arkat e Lazios, për ta marrë menjëherë portierin.

Klubi anglez ka kaluar në pronësinë e fondit arab, PIF dhe pritet të investojë fuqishëm për të shmangur rënien nga Premier League e më pas nga sezoni i ardhshëm për të synuar ngjitjen në vendet e kreut të renditjes.

Strakosha shihet si zgjedhja e duhur në portë, duke marrë në konsideratë faktin që portieri gardiani shqiptar ka shumë eksperiencë në Seria A, teksa para ardhjes së Reinës ishte ndër më të spikaturit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit