Home Sporti E bujshme në ...

E bujshme në Angli/ Caicedo refuzon transferimin rekord te Liverpooli, zgjedh Chelsea-n

35
0

Caicedo ndryshon skenaret e merkatos. Dukej gjithçka e kryer për transferimin rekord prej 127 milionë eurosh nga Brighton te Liverpooli, por kjo lëvizje nuk do të ndodhë.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ekuadoriani i ka bërë më dije Jurgen Kloipp se dëshiron që të transferohet tek Chelsea.

Blutë e Londrës kanë bërë një ofertë prej 115 milionë eurosh, që do të kalohej më pas nga Liverpooli. Me zhvillimet e fundit Brighton do të detyrohet që ta shesë më lirë sulmuesin duke respektuar dëshirën e tij për të kaluar në Londër. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit