Home Sporti E BUJSHME/ St...

E BUJSHME/ Strakosha i propozohet Interit në merkaton e verës

103
0

Samir Handanovic me shumë mundësi në fundin e sezonit do të largohet nga Interi, pas disa sezonesh shumë të mira. Në shtëpinë zikaltër por përgatisin terrenin për të gjetur një zëvendësues gjatë verës. Objektivi i parë mbetet Onana, portieri i skuadrës së Ajax, i cili mund të vijë me kosto zero.

Gjithsesi kjo nuk është alternativa e vetme. Nga Seria A së fundmi i është propozuar edhe Thomas Strakosha, edhe ai në fundin e kontratës me skuadrën e Lazios.

Inzaghi e njeh mjaft mirë portierin shqiptar, pasi e ka pasur në skuadër për 5 sezone, por në dy sezonet e fundit, ai ka humbur rolin e titullarit te Lazios për shkak të fortës së Pepe Reina-s. Interi mund të përfitojë nga situata e Strakoshës, për ti bërë një ofertë gjatë verës, teksa do të ishte dhe në interes të gardianit të Kombëtares sonë. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit