Home Kultura E jepet lamtu...

E jepet lamtumira mjeshtrit të pikturës, Sali Shijaku

91
0

Familjarë, të afërm, miq i dhanë lamtumirën e fundit mjeshtrit Sali Shijaku, në ceremoninë e homazheve që u mbajtën sot në nderim të tij.

Sali Shijaku, koloristi i tablove shqiptare, ai i kompozimeve që sot i gjen në të gjithë botën, u nda dje nga jeta. Artisti që pak mbante nga arti i tij dhe shumë shpërndante me dritëhijet dhe ngjyrat, nuk rreshti kurrë së jetuari brenda tablosë e përmes tablosë.

Mjeshtri i madh e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60 me tablonë kompozicionale, kryesisht me tematikë nga historia dhe nga legjendat, por i njohur u bë me: “Portret vajze”, një vepër që gjendet në fondin e Galerisë së Arteve, ashtu sikurse edhe gati 100 vepra të tjera të tij dhuruar Galerisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit