Home ShowBiz ”E kam ...

”E kam kliente”, Rezarta Shkurta i përgjigjet Meri Shehut: Ka dashur të krenohet

296
0

Një pjesë e shkëputur gjatë bisedës mes Roza Lati dhe astrologes Meri Shehu në ”E Diell”, është bërë virale në rrjetet sociale. Roza Lati u shpreh se astrologjinë ia ka mësuar Rezarta Shkurta (këngëtare), ndërkohë Meri e ironizoi duke thënë se ajo është një ndër klientet e saj.

Pas kësaj deklarate, këngëtarja thotë gjatë një postimi në InstaStory se ajo nuk është një kliente e atrologes, si edhe thekson se një pjesë e madhe e njerëzve që e njohin, e dinë dashurinë e madhe që ajo ka për astrologjinë prej 20 vitesh.

“Kjo nuk është një video që më mërziti. Madje më bëri të qesh! E mirëkuptoj që zonja ka dashur të krenohet. Por ajo si astrologe duhet ta dijë mirë se ne Akrepat i luftojmë gënjeshtrat. Zonjën vetëm njëherë e kam takuar, tek kafja e një televizioni pasi ishim të fuara në një show! Nëse kjo të bën të jesh kliente, atëherë kjo paska kliente të gjithë të ftuarit aty”,-shkroi Rezarta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit