Home Sporti E marta premt...

E marta premton spektakël në ”Champions League”, vëmendja te ”grupi i vdekjes”

45
0

Mbrëmjen e së martës do të luhen 8 takimet e raundit të katërt të fazës së grupeve në Champions League. Vëmendja do të jetë tek grupi F i konsideruar si ai i ”vdekjes”, përballjet e radhës pritet të jenë tepër përcaktuese për skuadrat që do vijojnë më tej.

PSG është më e favorizuar kundrejt rivalëve. Francezët sfidojnë Milanin, të cilët janë në kërkim të 3 pikëshit të parë dhe shpresës për të qëndruar gjatë në Europë. E luftuar pritet të jetë edhe dueli tjetër, mes Dortmund dhe Njukasëll. Për trajnerin e verdhezinjve, Edin Terziç kjo do të jetë ajo përcaktuese për fatin e gjermanëve.

Manchester City synon të ruaj trendin e fitoreve ndaj Jong Bojs. Anglezët do hipotekonin kualifikimin në turin tjetër në rast fitoreje, teksa në dyshim mbetet prezenca e Erling Haland. Në përballjet e tjera spikasin Shakhtar Donetsk-Barcelona, Antverp-Porto, Lazio-Fejnord dhe Atletiko Madrid-Celtic.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit