Home KRYESORE Plas grushti ...

Plas grushti në ndeshjen e basketbollit për femra Partizani-Tirana, pamjet janë skandaloze (VIDEO)

962
0

Edhe te femrat ka grushta!

Dje janë luajtur gjysmëfinalet e basketbollit për femra, teksa në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani mundi 86-83 Tiranën, duke eliminuar vajzat bardheblu në derbin e dytë.

Fundi i ndeshjes ka prodhuar skena jo të denja në parket, me të dyja kampet që janë përfshirë në një sherr masiv, teksa nuk kanë munguar grushtat mes basketbollisteve.

Ebi Dishnica e Tiranës dhe Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit nuk i kanë mbajtur nervat. Ka qenë basketbollistja e Partizanit që ka grushtuar Dishnicën, me këtë të fundit që ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Në parket me pas kanë mësyrë edhe familjarët e lojtares së Tiranës, teksa edhe stafet dhe basketbollistet e dy kampeve janë përfshirë në dhunë, që nuk i bën aspak mirë këtij sporti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit