Home Aktualitet E vizitoi në ...

E vizitoi në burgun e Fierit, Dule tregon si është gjendja shëndetësore e Belerit

162
0

Kreu i PD-së në Greqi Andreas Lloverdhos i shoqëruar nga Vangjel Dule, vizituan në burg kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Belerin. Dule në një intervistë për ”Euronews Albania”, tha se gjendja shëndetësore e Belerit është e mirë. Ai nënvizoi se Beleri po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie pavarësisht padrejtësisë që po i bëhet.

”Gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është morali i Belerit. Pavarësisht se është në mënyrë të padrejtë më shkelje të çdo norme, të çdo parimi.

Beleri është i rrëmbyer, por pavarësisht kësaj po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie për demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Nuk mund të bëhet fjalë për shtet të së drejtës, për norma demokratike, dhe për ligjshmëri të respektuar në rastin e çështjes Beleri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit