Home Bota Edhe në shtëp...

Edhe në shtëpinë e zv.presidentit Mike Pence, zbulohen dokumente sekrete

134
0

Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gjetën javën e kaluar në shtëpinë e ish-zv/presidentit Mike Pence në Indiana. Kjo raportohet nga mediat amerikane sipas një letre që avokatët e zotit Pence i dërguan Arkivave Kombëtare.

Departamenti i Drejtësisë dhe FBI kanë nisur një hetim për të konstatuar se si letrat e shënuara si ‘të klasifikuara’ përfunduan në shtëpinë Pence. Kjo është gjetja e fundit në një varg zbulimesh në rezidenca private të dokumeteve sekrete.

“Duket të jenë një numër i vogël dokumentash, që mbajnë shenjat si të klasifikuara, që janë paketuar dhe transportuar pa dashje në shtëpinë private të ish-zëvendëspresidentit në fund të mandatit”, shkruante avokati i zotit Pence, Greg Jacob.

Avokati i zotit Pence shprehej në letër se ish-zëvendëspresidenti “nuk ishte në dijeni të ekzistencës së dokumenteve sensitive apo të klasifikuara në shtëpinë e tij” dhe se “e kupton rëndësinë e madhe për mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe të klasifikuara dhe se është i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me Arkivat Kombëtare dhe çdo hetim të nevojshëm”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit