Home Aktualitet Edi Paloka ak...

Edi Paloka akuzon sërish Yuri Kim: Jemi në nivelet e një skandali diplomatik. Nuk vendos asnjë ambasadë kush drejton PD

328
0

Deputeti i PD-së, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka reagon edhe njëherë ashpër ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila sipas tij ka ndërhyrë në drejtësinë shqiptare për çështjen e pranimit në Gjykatën e Apelit të ankimimit të Enkelejd Alibeajt për statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Për të aktet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane janë në nivelet e skandalit diplomatik, duke shtuar se ajo po shkel me të dyja këmbët parimet mbi të cilat është ngritur vetë SHBA.

”Ky është një akt i turpshëm në aspektin juridik, pasi nuk ka asnjë të drejtë, askush tjetër të ankimojë një vendim për atë çështje. Kemi të bëjmë një ndërhyrje politike nga pushteti, por kemi të konfirmuar dhe nga ambasadorja Kim, e cila konfirmoi dhe vetë që ka ndërhyrë në drejtësinë shqiptare.

Ky është një akt në nivelet e skandalit diplomatik për të cilin ne kemi reaguar. PD është një, anëtarësia vendos kush do e drejtojë. Nuk vendos asnjë ambasadë. Gjithë këto akte thjesht rëndojnë një skandal që vijon prej një viti që ka një synim që është thërrmimi i opozitës.

Nuk kemi ngatërruar qëndrimet e ambasadores me ato të SHBA sepse do të ishte dhe një skandal edhe më i madh. Ambasadorja ka kaluar çdo kompetencë duke ndërhyrë në politikën shqiptare dhe drejtësinë. Ambasadorja po shkel me këmbë parimet me të cilat janë ngritur SHBA”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit