Home Editorial Edi Rama drej...

Edi Rama drejt NATO-s, Erion Veliaj merr Kryeministrinë

2819
0

Nga Daniel Muçaku- 

Ajo që kishim parashikuar se Edi Rama po luan për një rol të rëndësishëm ndërkombëtar, po del realitet.

Ishte KOHA JONE, që bazuar në sondazhe dhe informacione të klasifikuara, kemi thënë se Edi Rama po synon të jetë sekretar I përgjithshëm I NATO-s, pasi në shtator 2023 mbaron mandati I numrit një të NATO-s, Jens Stoltenberg. Sikurse Edi Rama synon me ndihmën e SHBA të marrë drejtimin e OKB. Në të dyja raste Edi Rama merr një rol kyç në arenën botërore, pasi duke shfrytëzuar mjeshtërisht krizat botërore apo kur ishte edhe në krye të OSBE, por pa harruar edhe në mandatin e tanishëm si anëtar të Këshillit të Kombeve të bashkuara, ai duke patur edhe një elokuencë si dhe tre gjuhë të huaja që I zotëron shkëlqyeshëm, po projekton një largim të butë nga qeveria.

Akademikja gjermane dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, shkruan  sot se Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”. Përmes një postimi në Tëitter, ajo thekson edhe se vetë SHBA-ja kërkon që drejtuesi i ri të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

Ndonëse ajo me pas u mundua gjoja ta justifikonte këtë lajm me fakitn se ishte 1 prilli, dita e gënjeshtrave, por ishte kot, si të laje “m.. me shurrë”, sepse e verteta është siç e tha, se Edi Rama mbetet kandidati numër një për shef i NATO-s. Por mundet dikush i ka tërhequr veshin për nxjerrjen e sekretit.

Natyrisht që zëvëndësin e tij në krye të qeverisë shqiptare e cakton Edi Rama, por kryeministri duke qenë pjesë e një lobimi të madh botëror, ku drejton Xhorxh Soros, ka projektuar edhe zevendësin e tij në krye të PS dhe qeverisë.

Ai do të jetë Erion Veliaj, pasi kryebashkiaku mbetet mik i ngushtë me Aleksandër Soros, djalin e multimiliarderit Soros.

Ndërkohë Edi Rama duke patur një miqësi të nivelit të lartë me SHBA, me Presidentin turk dhe presidentin serb Vuçiç, kryeministri shqiptar ka përdorur gjithë mekanizmat e tij dhe të grupimit amerikan, që të ideohet si një drejtues në NATO apo në OKB.

Erdogan ka një rol të madh në NATO, pasi po luan rol të madh në arritjen e një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, po duke mos harruar se forca e Turqisë mbetet jetike për NATO-n  në pjesën lindore të BE.

Edi rama e di edhe vetë se mandat të katërt në Shqipëri do të jetë shumë vështirë, pavarësisht se opozita ndodhet ne krizë, por kurrë mos thuaj kurre pasi asnjeherë nuk mund të besh parashikime afatgjata në Tiranë. Ndaj nuk do të zgjasë shumë dhe opozita do të forcohet.

Edi Rama ka realizuar qëllimet e tija në Shqipëri. U bë kryebashkiak, kryeministër sa asnjë kryeministër tjetër pas vitit 1990 dhe po turret drejt NATO-s.

Pas edi ramës fillon epoka e Erion Veliajt. Ai merr PS-në dhe qeverinë pasi sic thamë në shtator të vitit të ardhshëm mbaron mandati I drejtuesit të NATO-s.

Ndaj po të shikosh me kujdes edhe prononcimet e Erion veliajt në takimet nuk thotë më zoti kryeministër, por I drejtohet me emrin Edi.

Kjo e përkthyer në gjuhën e rilindjes tregon  se janë ndarë portofolet, ku Rama shkon në NATO, kurse Erion veliaj ngjit shkallët për në selinë e PS-së por me mandat kryeministri.

Shënim: Sot është 1 prilli!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit