Home KRYESORE Edi Rama nga ...

Edi Rama nga Praga: “Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore”

502
0

Nga Praga (Çeki) ku ndodhej në takimim e Komunitetit Politik Europian, Kryeministri Edi Rama ka ndarë për “Opinion” qëndrimin e tij mbi këtë nismë, ndërsa ka cituar edhe një pjesë nga fjala e tij gjatë këtij takimi.

“Ideja e një komuniteti të ri politik europian është, në fakt, një ide e vjetër, e vjetër, ndoshta, sa vetë Europa. Rrënjët e saj intelektuale gjenden në vizionin e një francezi – jo të EmmanuelMacron-it ose, mbase, të Emmanuelit në një mishërim të mëparshëm mistik – një francezi të quajtur Abati i Shën Pjetrit. Në shekullin e 18-të, ky francez doli me idenë e një bashkimi të shteteve europiane, qëllimi i të cilit ishte të garantonte paqe të përhershme. Ishte koha pas Traktatit të Utrehtit, një pikë kthese në historinë e Europës, pas disa vitesh konflikti të përgjakshëm, që pati shkaktuarhumbje tëmijëra e duzinajetësh njerëzore dhe shkatërrime të mëdha, por, ndoshta, po aq ndjeshëm, oreksin e sovranëve të tyre për më shumë luftë. Dukshëm, ai ishte një projekt për integrimin europian, i cili identifikoi si rrezikun më të madh për unitetin dhe paqen nëEuropë, pikërisht, mbizotërimin e egoizmaveindividualetë vet shteteve. Ai më i vjetri në fakt, mbetet një nga projektet më largpamëse dhe ambicioze të integrimit institucional. Është një mësim, jo vetëm për modelin ambicioz që propozon,por edhe për mënyrën se si dështoi.  Megjithatë, udhëheqësit e mbarë Europës ishin entuziastë për idenë. Frederiku i Madh i Prusisë ishte veçanërisht optimist. “Gjithçka që i mungon për të pasur sukses,” i shkruante ai Volterit, pra Projekti “është konsensusi i të gjithë Europës dhe disa hollësira të vogla të ngjashme”.

Kam vazhduar duke thënë se, “Janë pikërisht ato “hollësirat e vogla”,që atëherë, që na kanë bërë sot bashkë këtu, më shumë se tre shekuj më pas”, tha Rama.

Kryeministri theksoi megjithatë, se pavarësisht gjithçkaje, Bashkimi Europian mbetet më i suksesshmi dhe më konkreti prej projekteve.

“Sigurisht, në rrjedhën e shekujve kemi mësuar së paku të dështojmë më mirë dhe, nga të gjitha përpjekjet e ndryshme tëtë gjithë paraardhësve tanë europianëpër të tejkaluar atëdyshimin e ndërsjellë që ka çuar shpesh në konflikte dhe pastaj në luftë dhe për të krijuar besimin reciprok qëçon në paqe dhe prosperitet, Bashkimi Europian mbetet sot e kësaj dite, pa diskutim, më i suksesshmi, më frymëzuesi dhe më konkreti prej projekteve. Bashkimi Europian është për t’u admiruar, jo vetëm sepse solli paqen më kohëgjatë në këtë kontinent dhe krijoi forma të mirëfillta të bashkëpunimit mes vendeve, por edhe sepse, pavarësisht të gjitha pa përsosmërive të tij që sjellin ndasi e gjithmonë e më shumë vorbulla në një territor që është sidoqoftënjë territor shpirtëror që e ushqen përkatësinë sidomos të brezave mëtë rinj, që ndihen europianë përpara se të ndihen gjermanë, francezë, holandezë ose edhe britanikë deri te shqiptarët, që janë, dihet botërisht, më euro optimistët, kështu thonë edhe anketat e Brukselit”.

Duke argumentuar arsyet përse është një ithtar i Komunitetit Politik Europian dhe i vetë unionit, Kryeministri Edi Rama artikuloi nga Praga, se Europa ndodhet në prag të një luftë të mundshme, që sipas tij do të jetë Lufta e Tretë Botëërore.

Duke folur për kushtet në të cilat gjenden venden e Ballkanit Perëndimor, gjatë reagimit të tij në emisionin “Opinion”, Rama tha se megjithatë ai druan që këto vende mund të rrezikojnë sërish të mbeten vetëm, si në rastin e vaksinave.

“Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian”, deklaroi Rama.

“Druaj se, ndërsa të gjithë përballemi me probleme të përbashkëta, si çmime energjie që shkojnë në stratosferë, ne – europianët e Ballkanit, mund të përjetojmë sërish vetminë e frikshme të ekzistencës në brendësi të kufirit të brendshëm të Europës dhe të përjashtuar nga zgjidhjet e përbashkëta, ashtu siç u lamë jashtë nga plani i shpërndarjes së vaksinave gjatë fazës së parë e më akute të pandemisë. Druaj po ashtu, se të rinjtë më të mirë e më të shkëlqyer që kemi do të vazhdojnë të largohen drejt universiteteve më të mira të BE-së, sepse universitetet tona do të vazhdojnë të lihen jashtë bashkëpunimit të BE-së në arsimin e lartë, Sistemit të Arsimit të Lartë të BE-së. Druaj se përballë realitetit të përbashkët të mungesës së forcës së kualifikuar të punës, për shembull, në fushën e kujdesit shëndetësor, vendimet e egra të tregut do të vazhdojnë të imponohen. Që do të thotë që, vende të varfra të këtij kontinenti si i yni dhe si vendet e rajonit, do të vazhdojnë të financojnë studimet e mjekëve dhe infermierëve që gllabërohen nga vendet më të pasura të kësaj Europe të përbashkët, pa na dhënë asgjë në këmbim, përveç shijes së hidhur qëështë e njëjta histori qëpërsëritet e njëjta humbje që vazhdon. Në fund, druaj se ideja e ndarjes së barrës në një hapësirë të re bashkëpunimi mund të qëllojë të kthehet përsëri në një iluzion të dhimbshëm që s’ishte as kjo gjëja e duhur për ne.

Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian.

Sepse Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Europa është aty. Edhe një herë, Europa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne. Beteja për Europën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dore problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, pohoi Rama.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit