Home Aktualitet Edi Rama: Nje...

Edi Rama: Njeriu, një kafshë politike!

696
0

Sot Edi Rama ishte në festën e FRESH.

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në 30 vjetorin e kësaj organizate rinore socialiste.

Kryeministri Edi Rama mbajti përballë të rinjve një leksion të gjatë filozofie mbi politikën.

“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, thotë Kryeministri, teksa shton se vendimet e politikës i prekin të gjithë.

Edi Rama tha: “Siç do të ishte njeriu pa shpirtin ashtu do ishin njerëzit pa bashkësinë politike. Përpara se politika të lindte njerëzit nuk merrnin e nuk jepnin dot me njëri tjetrin. Për tu marrë me zgjidhjen e përbashkëta të problemeve që të vetëm nuk i zgjidhnin dot. Politika mbledh të gjitha diskutimet, çdo nivel në një klasë, në një lagje, në një komunitet, në fshat, në një vend, në të gjithë botën, duke u kthyer edhe një herë te platoni, harmonia e shpirtit të njeriut janë pjesë e të njëjtit veprim të pandërprerë, në këtë që përcaktohet si jeta mbi tokë, një udhëtim që nis kur lindim dhe mbyllet kur ndryshojmë jetë. Ja pse politika konsiderohej si një masë natyrale e njeriut. I pari e ka thënë Aristoteli se politika është ajo që dallon njeriun nga qeniat e tjera.

Një kafshë politike. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Ishte politika që ja dha mundësinë të krijojnë bërthamën e parë të shoqërisë. Ekziston përpara demokracisë dhe formimit të shteteve, të cilët falë politikës mundësuan që njerëzit e zakonshëm të përfshihen në hapësirat e politikës. Kush thotë nuk dua të merrem me politikë gënjen veten, sepse nuk kupton që politika merret me të, se vendimet e politikës e prekin atë, në çdo kontekst. Të hyn pa të marr autorizim në jetën tënde, është në jetën e gjithsecilit. Gabojmë kur ja kthejmë krahët politikës për shkak të këtij këndvështrimi kaq të ngushtë, si një rrjedhojë e një presion negativ”- theksoi Kryeministri dhe kryetar i PS.

Duke vazhduar më tej kryeministri foli edhe për 8 janarin e PD-së: “Më 8 janar, 1 km larg që këtu, te oborri i një partie politike që u kthye në shesh xhirimin e një reality show me politikanë realë por të arratisur pas në kohë, në një godinë partie të kthyer në një kështjellë disa sulmonin për ta marrë disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimgjinueshme, që po ndodhin gjithnjë e më shumë. Dua ta ndaj bindjen time me ju, se pavarësisht politikës që është reale, që I fryn erërave kundër politikës, dhe përtej breshërisë së LIKE-ve dhe klikimeve nga një bombardim non-stop me lajme, e me denocime që hidheshin si malet e rrobave të gabit ku të zë koka dhe të bllokohen hundët nga rrëmuja, politika mbetet e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme për bashkëjetesën demokratike të njerëzve, për paqen dhe sigurinë. Politika nuk duhet lënë në dyert e të tjerëve si kopili. Politikanët janë pjesë e politikë, por politika nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që të bëhet monipoli i politikanëve”- pohoi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit