Home Aktualitet Edi Rama: Po ...

Edi Rama: Po kërkojmë familjet e pasura që do të paguajnë energjinë më shtrenjtë!

412
0

Debati në parlament lidhet me çmimet e larta që kanë pushtuar çdo market dhe dyqan në vend. Edi Rama foli gjatë për situatën e vështirë të krijuar nga lufta në Ukrainë, ku Shqipëria mbetet e prekur fort nga rritja e çmimeve.

Por qeveria parashikon krizë të madhe dritash, ndaj po bën seleksionimin e çdo familje, ku ata që kanë të ardhura të mira të paguajnë me shumë se pjesa tjetër.

Në të vertetë kjo që po planifikohet do të fus sherr social mes familjeve edhe në një pallat, duke e kthyer krizën e dritave nga krizë që vjen nga situata dhe nga keqmenaxhimi prej sektorit energjitik, në një krizë sociale.

Kryeministri Edi Rama është shprehur në Kuvend se Ministria e Energjisë po përgatit një studim për ndarjen e të pasurve dhe familjeve, për çmimin e energjisë elektrike. Sipas tij, ata që kanë më shumë, do të paguajnë më shumë. Kryeministri garantoi se familjet e thjeshta nuk do preken dhe për ta do paguajë qeveria.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend: 

Është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, në Europë dhe më gjerë, se prekemi nga një luftë që ka nisur. Çdo dalje këtu dhe në ekrane për të mohuar këtë, nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për të vazhduar atë luftën e vogël të katundit këtu, dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime, si pasoja që nuk kanë lidhje fare me luftën, është e pandershme. 

E gjithë bota është në këtë situatë. Edhe Australia që është në fund fare të botës, është në këtë situatë. 

Kur unë lajmërova për afrimin e një krize politike, dolët këtu dhe io thatë të gjitha,. Por vetëm një gjë nuk thatë, që kjo ishte e vërtetë. Kriza energjitike filloi para se të fillonte lufta. Ishte shumë e qartë se kriza energjitike sponsorizohej nga faktori që sot solli luftë. Është e pamundur t’u fshihesh fakteve. 

Jemi në kushtet ku nuk flitet më për çmime. Mbrëmë ministri i Ekonomisë gjermane, lajmëroi se qeveria do paraqiste planin për kufizimin me gaz nëpër familje. Jemi në kushtet kur kriza ka arritur të prekë shtetin më të fuqishëm të Europës. Ne, në momentin kur elaboruam atë që po vinte dhe thamë se do merrnim masat përkatëse dhe u zotuam se nuk do e rrisnim çmimin. 

Nuk e imagjinonim se kjo do komplikohej më tepër për shkak të luftës. Bota e krahason këtë krizë me krizën e vitit 1974. Mungesë furnizimi me naftë, mungesë furnizimi me energji elektrike, Mungesë furnizimi me ushqime. Kjo ka ndodhur. 

Ndërkohë, ne nuk do të ndryshojmë çmimin e energjisë. Po bëhet dhe një studim për familjet e pasura, për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën” – tha Rama.

Kjo politikë ndarje sociale dhe populiste u kritikua nga opozita si politikë përçarëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit