Home Aktualitet Edi Rama pret...

Edi Rama pret në Rinas Presidentin turk, Rexhep Erdogan

381
0

Kryeministri Edi Rama priti në Rinas Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Mësohet se avioni është ulur rreth orës 10:30 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ndërsa është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Tani Presidenti Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie dhe për shkak të këtyre masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 janarit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit