Home Sporti Egnatia shkat...

Egnatia shkatërron me poker Kastriotin, Bylis bën “paqe” me Erzenin

68
0

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme 4-1 përballë Kastrioti. Rrogozhinasit kaluan në avantazh me Duamena që shënoi 2 gola që në pjesën e parë.

Bedri Greca rihapi rihapi sfidën por kaq ishte e pamjaftueshme pasi në pjesën e dytë, Kasa dhe Jackson vulosën fitoren 4-1 të rrogozhinasve. Një sukses që e mban Egnatian në zonën Europë me 37 pikë ndërsa Kastrioti shuan dhe më shume shpresat për të mbijetuar.

Nga ana tjetër, Bylis dhe Erzeni nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Ballshiotët kaluan në avantazh me Da Silva ndërsa shijakasit vendosen baraspeshën me Kharimanovic pak para fundit. Erzeni ndodhet në kuotën e 33 pikëve dhe pozicionohet në mesin e tabelës ndërsa  Bylis qëndron në vendin e parafundit me 27 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit