Home Aktualitet Eksodi i rini...

Eksodi i rinisë, në shkolla mungojnë 17 mijë nxënës

47
0

Eksodi i rinisë nuk është retorikë politike, por një fenomen i rëndë. Këtë vit shkollor në banka janë ulur 17,543 nxënës më pak. Rënia më e thellë ndihet më shumë në arsimin 9-vjeçar ku krahasuar me vjet mungojnë 11 146 fëmijë të moshës shkollore 6-15 vjeç, ndërsa në shkollat e mesme numri është ulur me 6400 gjimnazistë.

Në të gjithë Shqipërinë janë regjistruar në arsimin parauniversitar rreth 346 mijë nxënës, kur vitin e shkuar ishin 363 mijë. Sipas llogaritjeve, të dhënat janë më alarmante të mbledhura brenda 3 viteve shkollore nga 2020-2021 deri në vitin 2022-2023 numri i nxënësve është ulur përafërsisht me 45 mijë.

Rënia më e madhe vjet ishte në gjimnaze, me 17 813 nxënës më pak se në vitin shkollor 2020-2021. Në tre dekada ndryshimi është edhe më i dukshëm, sot shihet përgjysmim i klasave, në raport me vitin 91,kur në shkolla kishte 687 mijë nxënës të ulur në banka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit