Home Kronike Ekzekutimi i ...

Ekzekutimi i Lenës dhe Xhezos, gazetarja Lala: Personi që i ftoi në takim i ka tradhtuar

527
0

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, u qëlluan brenda makinës së tyre nga një tjetër mjet në lëvizje. Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes. Sipas saj Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë thirrur në një takim nga një person i tretë, dhe dyshohet se ky i fundit mund t’i ketë tradhtuar duke i lënë në dorë të ekzekutorve. Nga ana tjetër një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

“Pista kryesore ajo e hakmarrjes, pasi më herët një nga vikamat ishte i dyshuar për një vrasje. Shpati Lena është arrestuar dhe është liruar më parë për armëmbajtje, dhe kjo ngjarje mund të ishte parandaluar nëse do të ishte në burg. Por janë shkëputur hallkat e shtetit. Nëse i shkojmë pistës së hakmarrjes, që është pista më e fortë për momentin nga prokuroria, mendohet se kanë qenë të dy shënjestra të atentatit. Haki Xhezo është arrestuar vëllai për atë ngjarjen.

Shpati Leno lëvizte i kufizuar, madje e kishte të vështirë që të ikte dhe në funeralin e nënës së tij. Grupi që organizon këtë ngjarje ka qenë i mirinformuar, që ky automjet nuk ishte i blinduar, dhe nuk do të kishte shkëmbim zjarri. Mendoj se shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga brenda llojit. Ata bënin lëvizje të kontrolluar, dhe në momentin e parë kur lëviz i pasigurt, ndodh kjo ngjarje. Si në rastin e Sadikajt, që hodh në erë. Brilant Martinaj në momentin që doli jashtë mjetit i tij i blinduar, u vra. Kemi vrasës profesionistë. Precizoni me të cilin kanë qëlluar, dhe intensitetit ka qenë në pjesë ballore. Atentatorët kanë qenë të vendosur që të vrasin viktimat.

Është qëlluar dhe me kallashnikov. Është qëlluar nga brenda automjetit, dhe mendohet se gëzhojat kanë qenë në mjetin e tyre. Personat me probleme nuk lëvizin lirshëm. Shpati Lena është tradhtuar nga dikush, pasi ka lëvizur dhe këtë duhet ta zbardhë hetimi se ku ishte nisur ai. Personi që e ka ftuar në takim e ka tradhtuar atë. Bosët e krimit janë vrarë apo tradhtuar nga njerëz të besuar. U krye në masakër, aty mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm. Policia po nënshtrohet përballë krimit. Nuk kemi parë deri më tani përveç rastit të Dumanit që foli me emra korrekte, që ishte si një dhuratë që iu bë institucioneve, ka shumë raste të pakta të tilla. Në momentin kur ka përplasje në politikë, ky moment shfrytëzohet nga bandat. Ne kemi trafikantë në policinë e shtetit, zyrtare që marrin pagesa nga kriminelët, kemi policë të droguar, por kemi dhe zyrtarë të ndershëm. Por mjafton që një pjesë e tyre të jetë i përfshirë në këtë trupë, për ta njollosur atë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit