Home Aktualitet Elegante kur ...

Elegante kur luan futboll amerikan, Ivanka Trump tërheq vëmendjen në plazh

423
0

Në ditët e para të 2022, Ivanka Trump tërhoqi vëmendjen e plazhistëve në Majami, pasi u shfaq tepër elegante teksa luante futboll me fëmijët e saj.

Vajza e ish-presidentit Donald Trump ishte veshur thjesht, me një fustan të zi, por dukej mjaft bukur teksa dyluftonte me fëmijët për të shënuar pikët në rërën e bardhë të plazheve të Floridës.

Në ndeshjen e improvizuar mori pjesë veç djali 8-vjeçar, Joseph Frederick Kushner, ndërsa vajza 10-vjeçare Arabella Rose Kushner dhe 5-vjeçari Theodore James Kushner, nuk u shfaqën krah të ëmës duke luajtur.

Ivanka konsiderohet si fëmija e preferuar e Donald Trump, sidomos pas emërimit të saj si këshilltare gjatë kohës që ai ishte president i Shteteve të Bashkuara e madje u përfol edhe se do të emërohej prej tij edhe si ambasadore e SHBA në OKB.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit