Home Aktualitet Elisa Spiropa...

Elisa Spiropali: S’ka argument që e bën pis Ramën në raport me drejtësinë

82
0

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur deputetit Gazment Bardhi, i cili kërkoi që të ndërpritet seanca plenare dhe të vijë në Kuvend kryeministri Rama për të dhënë llogari për çështjen e Ahmetajt dhe ngjarjes së ndodhur në Krujë, ku fisi Rraja dhunoi dy kushërinjtë Maja.

Spiropali i doli në mbrojtje Ramës duke thënë se kryeministri nuk e përdor politikisht drejtësinë, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë argument që mund ta bëjë Ramën pis në raport me drejtësinë.

“Nëse ka një gjë që nuk na kompleksoni dot, është raporti jonë me drejtësinë. Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur, nuk kanë vepruar. Rama nuk flet për drejtësinë, nuk e përdor politikisht, nuk e përdor si armë e hanxhar, por lë institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund që drejtuesit e këtyre institucioneve do përdorin ndërgjegjen dhe profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi. Ne kemi bërë një ndarje një herë e mirë nga politika që vetëm flet dhe iu bën gjyqin pa fakte kundërshtarit, dhe nuk i çon atje ku duhet vendi, por ruan ekuilibrat. Besoj se ti Gazi ndryshon nga ata që ke pas vetes. Fjalën do e marrë së herë që gjykoj. Në raport me kryeministrin, s’ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë atë pis në raport me drejtësinë. Jo vetëm ju por dhe institucionet e drejtësisë që i sulmoi, ‘skapi’, ‘ai i drejtësisë’, e bëni që t’i kompleksoni. Hajdutët duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin, meqë hajduti bërtiti; kapeni hajdutin.”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit