Home Bota Elizabeth II ...

Elizabeth II 70 vite në fron, sunduesja më jetëgjatë në historinë e Britanisë

64
0

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës për të ndjekur nga afër parakalimin e 1200 ushtarëve dhe anëtarët e bandës, një traditë 260-vjeçare. Pjesë e Paradës së Ngjyrave ishin dhe Princi Charles, i cili bashkë me të birin, William, dhe princeshën Anne kalëruan përgjatë saj.

Dukesha e Kembrixhit, 3 fëmijët e saj dhe Dukesha e Kornuallit, udhëtuan me një karrocë të tërhequr nga kuajt përgjatë paradës dhe u përshëndetën nga turma.

Mbretëresha Elizabeth II që mori fronin në moshë të vogël, vetëm 25-vjeç, tani është sunduesja më jetëgjatë në historinë e këtij vendi. Emri dhe imazhi i saj janë sinonim i mbretërimit dhe përgjegjësisë.

96-vjeçarja gjatë mbretërimit të saj, ka dëshmuar ndryshime të shumta, nga modernizimi i Komonuelthit, dasmat e profilit të lartë, divorcet, dhe sigurisht vdekja e trishtë e Dianës, princeshës së popullit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit