Home Aktualitet Emigrantët pë...

Emigrantët për Londër, vrasësit për Shqipëri. Janë 1068 të dënuar shqiptarë

122
0

Media dhe politika në Britaninë e Madhe është e acaruar me faktin se 1 mijë e 68 persona me rekorde kriminale nuk deportohen. Sipas medieve janë grabitqarë seksualë, banditë të dhunshëm dhe tregtarë droge.

1068 të dënuar shqiptarë që jetojnë në Britani, ose në burg ose në liri me kusht që përballen me dëbim, por nuk largohen. 345 prej tyre pretendojnë se kane qene skllevër modernë, ose me sakte të gënjyer për punën që do të bënin në Angli, nga tutorët e tyre.

268 të tjerë po kërkojnë azil, ndërsa 95 po apelojnë kërkesat e tyre të refuzuara për azil dhe shumë të tjerë po bëjnë përfaqësime të tjera ligjore. Vetëm 25 të dënuar shqiptarë nuk kanë pretendime të pazgjidhura ligjore dhe në fakt mund të hipin në aeroplan dhe të largohen jashtë vendit.

Shqiptarët janë kombësia më e madhe që përdorin Aktin e Skllavërisë Moderne për të qëndruar në Britani. Një migrant që pretendon se është viktimë e skllavërisë moderne zakonisht e ndalon çështjen e dëbimit ndërsa pretendimi i tyre dëgjohet. Qeveria e ka bërë të qartë se Shqipëria është një vend i tretë i sigurt, kështu që pretendimet se janë viktima të skllavërisë moderne mund t’i vazhdojnë nga shteti i tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit